Tiranë: Reagime për publikimin e përgjimeve ndaj grupit të Shijakut
Në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi të enjten në mbrëmje se po ndjek me shqetësim të thellë publikimet e gazetës gjermane “Bild”, që përmbajnë biseda telefonike gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017 mes disa zyrtarë publikë në Durrës dhe persona me precedentë kriminalë.