Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje parazgjedhore. Nesër mbahet balotazhi për zgjedhjen e presidentit të vendit. Për këtë post garojnë Stevo Pendarovski i partive të pushtetit dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase. Procesi do të ndiqet nga 520 vëzhgues të huaj.