Ligjvënës dhe udhëheqës amerikanë për kontrollin e armëve bërthamore zhvilluan të martën një konferencë me gazetarë, për të diskutuar mbi kufizimin e autoritetit të Presidentëve amerikanë për të filluar një sulm bërthamor.
Senatori demokrat i Masaçusetsit Edward Markey dhe ligjvënësi i Kalifornisë Ted Lieu po përpiqen ta kufizojnë aftësinë e "Presidentit Trump, apo cilitdo president tjetër amerikan, për të filluar të parët një sulm bërthamor, pa deklarimin më parë nga Kongresi të gjendjes së luftës."
Ligjvënësit cituan një incident të vitit 2018, kur Presidenti Trump u tall me Korenë e Veriut, lidhur me përmasat e butonit bërthamor.Të dy udhëheqësit janë duke u përpjekur që të mbajnë një takim të dytë, ndoshta në fund të shkurtit. Takimi i parë, që u zhvillua qershorin e kaluar në Singapor, pati pak rezultat për çnuklearizimin e Koresë së Veriut.
Facebook Forum