Shqipëri, studentët vazhdojnë protestat; kryeministri i fton në dialog
Në Tiranë vazhdoi për të gjashtën ditë protesta e studentëve të universiteve publike, që kërkojnë shkurtimin e tarifave universitare. Kryeministri Rama premtoi plotësimin e kërkesave pas një dialogu të domosdoshëm. Por studentët pohojnë se nuk kërkojnë dialog, por vetëm plotësimin e kërkesave.