Kosovë: Thellohen mospajtimet rreth ideve për korrigjim kufijsh
Në Kosovë kryeministri sërish hodhi poshtë idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Mospajtimet janë thelluar pas një kërkese të presidentit Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar pjesën e Kushtetutës mbi përgjegjësitë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.