Kosovë, thirrje për një ekip të përbashkët negociues përballë Serbisë
Në Kosovë, presidenti Thaçi tha se me Serbinë janë shterur të gjitha kompromiset, që tashmë Kosova i ka bërë dhe i ka përfshirë në kushtetutën e saj. Ai u bëri thirrje partive politike të bashkohen në një ekip negociues që do të mundësonte arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.