Shqipëri: Projekt për angazhimin e diasporës
Qeveria në Tiranë publikoi projektin "Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë" që përpiqet të mbledhë ndihmesat e emigracionit dhe diasporës në mëkëmbjen e ekonomisë dhe shoqërisë së vendit. Por studiues të pavarur të ekonomisë janë skeptikë për këto nisma.