Shumica e amerikanëve po përjetojnë këto ditë me temperatura të ulta dhe erërat e forta. Zonat lindore e qëndrore të Shteteve të Bashkuara tashmë janë përfshirë nga moti i ftohtë, i cili pritet të vazhdojë gjatë javës së parë të vitit 2018. Zlaticë Hoke e Zërit të Amerikës sjell hollësi
Topi i Kristaltë Waterford është gati për festimet e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut. Por ata që duan të marrin pjesë në traditën 110-vjeçare dhe në koncertin e hapur do të duhet të ndeshen me temperaturat e ulta. Njëzet shtete qendrore dhe verilindore të SHBA-së tashmë janë goditur nga moti i ftohtë dhe dëbora.
Erie, në Pensilvani, është mbuluar me një metër e gjysmë borë që vazhdon të bjerë.
"Shumë borë, dhe vazhdon të bjerë", thotë ky banor.
Temperaturat e ulëta komplikojnë punën e ekipeve për pastrimin e rrugëve. Dhe ata ngadalësojnë udhëtimin e festave.
"Nuk mund të eci më shumë se 30 kilometra në orë", thotë ky shofer.
Shërbimet emergjente dhe vendstrehimet po dërgojnë automjete për të mbledhur njerëz të pastrehë dhe të tjerë që mund të bllokohen në të ftohtë.
"Ne e dimë se brenda 15 deri në 30 minutave shumë prej tyre mund të ngrijnë deri në vdekje", thotë ky punonjës shërbimesh.
Disa njerëz janë të guximshëm dhe kanë dalë jashtë për t’u zbavitur në akull.
"Nuk ka mot të keq ... vetëm rroba të këqija ... kështu që ne jemi veshur mirë", thotë një banor.
Për shumë të tjerë, një mot i tillë nënkupton ndryshimin e planeve të tyre.
“ Vajzat dëshironin të shkonin me biçikleta në akull dhe ne u përpoqëm, por është shumë ftohtë”, thotë kjo grua.
"Nuk e di - ndoshta do të na duhet të qëndrojmë brenda shumë ditë e të shohim filma", thotë kjo grua
Temperaturat në prag të Vitit të Ri pritet të jenë afër 10 gradë nën zero nga shtetet verilindore e qëndrore deri në jug të Karolinës. Këtu përfshihen qytete të mëdha si Çikago, St Louis, Nju Jork, Uashington dhe Atlanta. I ftohti pritet të vazhdojë në javën e parë të vitit 2018. Shtetet bregdetare jugore mund të përjetojnë disa stuhi, ndërsa ajri i ftohtë përplaset me ajër të ngrohtë me lagështi nga Gjiri i Meksikës.
Facebook Forum