Lidhje

Alabama, zgjedhje për një vend në Senat


Në Shtetet e Bashkuara, sytë e të gjithëve të martë janë drejtuar nga Alabama, ku për një vend në Senat, po konkurojnë demokrati Doug Jones dhe republikani Roy Moore. Moore, ish gjykatës i shtetit, akuzohet për ngacmime seksuale të vajzave adoleshente kur ai vetë ishte në të 30-at. Korrepondentja e Zërti të Amerikës Deborah Bloom shkoi në Alabama, ku bisedoi me disa votues:

I gjithë vendi është duke folur këto ditë për zgjedhjet speciale në shtetin jugor të Alabamës.

Republikani Roy Moore dhe Demokrati Doug Jones konkurrojnë për një vend në Senat.

Është një garë që do të ketë pasoja të mëdha për vendin. Cilido që fiton, jo vetëm që do të shkojë në Uashington, por mund të ndryshojë edhe ekuilibrin e pushtetit në Senat.

Një fitore e zotit Moore do të thotë që republikanët të kenë kontroll më të fortë të organit ligjvënës.

Por në se triumfon Jones, demokratët do të ndjeheshin më të fuqishëm…

…Dhe kjo do të ishte një sfidë më e madhe për administratën e Presidentit Trump.

“Nuk na duhet të vijë në Senat një njeri liberal, një demokrat.”

Në një shtet shumë konservator si Alabama, Roy Moore do të dukej si zgjedhja e qartë për votuesit.

Por akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale e kanë mjegulluar kandidaturën e tij. Një numër grash e kanë akuzuar Roy Moore-in se i ka ngacmuar kur ishin minorene.

Një grua thotë se Moore e ngacmoi kur po e çonte me makinë nga puna në shtëpi. Ajo thotë se atëhere ishte vetëm 16 vjeçe.

“U tmerrova. Ai u pëpoq të më hiqte bluzën. Mendova se do më përdhunonte,”- tregon ajo.

Moore i mohon akuzat dhe thotë se ato ngrihen me synimin për të diskredituar fushatën e tij.

“Të gjitha këto akuza janë plotësisht të pavërteta. Ato janë keqdashëse. Unë nuk njoh asnjërën nga këto gra dhe nuk kam ngacmuar seksualisht askënd,”- thotë Moore.

Megjithë kundërshtimin e Roy Moorit, shumë votues e mbështesin duke hedhur dyshime për akuzat e ngritura.

"Këto akuza janë të pavërteta. Unë e njoh këtë njeri. E di se ç’përfaqëson ai,”- thotë një votues.

“Ne i besojmë sistemit, i pafajshëm për sa kohë nuk është shpallur fajtor. Është bërë në modë, shumë njerëz akuzohen për episode që mund të kenë ndodhur 20-30 vjet më parë,”- thotë një tjetër votuese.

Por të tjerë ndjehen ndryshe, ata janë të vendosur për zgjedhjen e kandidatit Jones.

“Unë mendoj se do të ishte turp për shtetin e Alabamës që të kishte një përfaqësues si Roy Moore në Senat. Kjo do të ishte keq si për shtetin, edhe për vendin,”- thotë një votues.

Ligjvënësit thonë se në se Roy Moore fiton, ai do të përballej me një hetim nga Komisioni i Etikës në Senat.

Por, janë alabamasit që do të vendosin në se puna ka për të shkuar, apo jo deri aty. Ndërsa pjesa tjetër e vendit po ndjek me vëmendje garën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG