Lidhje

Projektligji për taksat, Trump takon senatorët republikanë


Presidenti amerikan Donald Trump shkoi të martën në Capitol Hill për t'u takuar me senatorë republikanë, në përpjekje për të siguruar mbështetje për një projektligj që synon reformojë sistemin tatimor amerikan. Ai pritet të votohet në Senat gjatë kësaj jave.

Pas bisedimeve me presidentin të hënën, udhëheqësit e Senatit konfirmuan qëllimin e tyre për të votuar mbi planin që do të shkurtonte përgjithmonë taksat e korporatave, do të shkurtonte përkohësisht taksat mbi të ardhurat dhe do të rriste me më shumë se një trilion borxhin kombëtar amerikan prej 20 trilionë dollarësh.

"Plani i kësaj jave është që të votojë në Senat projekligjin për taksat”, tha një nga ligjvënësit e rëndësishëm republikan John Cornyn. "Qëllimi është që ekonomia të rritet përsëri", tha ai.

John Cornyn dhe republikanë të tjerë të Komisionit të Senatit për Financat kanë zhvilluan një drekë pune me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për të mbledhur të paktën 50 vota për miratimin e planin e taksave në dhomën prej 100 anëtarësh. Republikanët kanë një shumicë prej katër vendesh në Senat. Asnjë nga demokratët e Senatit nuk ka dalë në favor të projektligjit. Në rast të një votimi 50 me 50 të projekligjit, zëvendëspresidenti Mike Pence do të hedhë votën vendimtare për ta miratuar atë.

"Kemi për qëllim të sigurojmë 50 vota", tha kryetari i komisionit të Financave Orrin Hatch.

Ndërkohë disa ligjvënës republikanë kanë shprehur rezerva lidhur me planin e Senatit për taksat.

XS
SM
MD
LG