Në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ka shumë më tepër burra se sa gra: madje raporti është 5 me 1. Por zgjedhjet e vitit 2018 po cilësohen nga disa si "Viti i grave", ngaqë një numër i madh grash, edhe pa eksperiencë në politikë, po përfshihen në gara. Për disa, kjo vjen si reagim për shkak të zgjedhjes së Presidentit Trump, që u kundërshtua nga mijëra gra amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti ndoqi fushatat e dy grave: një demokrate dhe një republikane, të cilat janë frymëzuar të kandidojnë për herë të parë në jetën e tyre. Ato flasin për vendosmërinë dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë, kur janë në garë me burrat, sidomos kuar ata e kanë një post zyrtar.
Paradat në qytetet e tyre janë të rëndësishme…
Ashtu si edhe bejsbolli dhe byreku me mollë…
Si një traditë e pastër amerikane…
“Pikërisht kështu është demokracia"
…Gjatë fushatës, një kandidat politik përshëndetet me shumë njerëz. ….
Jennifer Zordanit i duhet ta bëjë këtë, ajo është e re në politikë.
Ndërsa shihte që ligjvënësi republikan i distriktit merrte mbështetjen e më tepër konservatorëve…
“Mendova: a do të vazhdoj të ankohem? Do të vazhdoj të shpresoj që gjërat të ndryshojnë? Apo do t'i përvishem punës?"- thotë Jennifer.
Në fillim asaj ju duhej të fitonte në zgjedhjet paraprake, ku rivale kishte një grua.
Kjo grua, e cila ka një librari dhe është anëtare e këshillit të qytetit. Dhe kush tjetër?
Por prisni, ka më tepër: gjithsej 1-2-3-4-5-GJASHTË gra demokrate janë në garë.
Kështu që Zordani lufton për çdo vote.
“Jam duke siguruar firma që të futem në fletën e votimit."
“Faleminderit, po ju jap të lexoni diçka në tren."
Në se fiton, Jennifer Zordani do të ishte gruaja e parë që përfaqëson votuesit e distriktit të 6-të të Illinoit.
“Faleminderit, kalofshi një ditë të mirë".
Gratë janë gjysma e popullsisë në Shtetet e Bashkuara, por ato përbëjnë më pak se çerekun, vetëm 20 për qind, të senatorëve dhe anëtarëve të Kongresit. Kjo shifër është edhe më e ulët për gratë me ngjyrë.
Në Kaliforni, Aja Smith po përpiqet ta ndryshojë këtë prirje.
Ajo është një afrikano-amerikane haitiane, e re në politikë.
“Kërkoj nga ju mbështetje me një kontribut të vogël, - thotë Aja.
Smith thotë se problemi i parave i tremb gratë. Ajo ka siguruar 10 mijë dollarë dhe deri në janar synon të sigurojë 100 mijë dollarë.
“Ata premtuan shumë vende pune, por ato janë të automatizuara."- thotë Aja.
Smith është veterane e ushtrisë, ajo ka rival një demokrat që nuk ka shërbyer kurrë në ushtri.
“Ne jemi punëdhënësi më i madh i zonës."
Ajo tani ka një post civil në bazën ajrore të rezervës, March, në një qytet ku vlerësohet shumë ushtria.
“Unë jam një njeri i zakonshëm, që një ditë i thashë vetes: "Kam bërë shumë, prandaj dua të kandidoj për një post, ku të më dëgjohet fjala."- thotë ajo.
Smith thotë se ajo ka më tepër tiparet e komunitetit të saj, se sa të një republikani tradicional, të cilin ajo e përshkruan si "një burrë plak të pasur."
"Ç'po bëjmë për çështjen e papunësisë?"
Ky grup republikanësh po shqyrton të mbështesë zonjën Smith.
“Mendoj se tani është e vështirë të zgjedhësh. Sidomos në këtë periudhë politike. Duhet të jetë një njeri shumë i veçantë që të guxojë të marrë pjesë në garë."- thotë një votuese republikane.
Rreth 400 gra – sikurse Smith dhe Zordani – "kanë marrë guximin" të kandidojnë në zgjedhjet për në Kongres vitin e ardhshëm. Në se shumica e tyre fitojnë në zgjedhjet paraprake, shumë prej tyre po e shohin 2018-n si "Viti i Grave".
Facebook Forum