Lidhje

Fushata e Clintonit paguan për “dosjen anti-Trump”


Fushata presidenciale e Hillary Clintonit dhe Komitetit Kombëtar Demokrat kanë financuan vitin e kaluar hulumtime të cilat u përfshinë në një dosje, me pretendime për lidhje të fshehta të kandidatit të atëhershëm republikan Donald Trumpit, me qeveritarë ruse.

Media amerikane, të kryesuara nga “The Washington Posti” njoftojnë se një avokat nga Uashingtoni, Marc Elias, që përfaqësonte fushatën e zonjën Clinton dhe Komitetin Kombëtar Demokrat, punësoi firmën “Fusion GPS” në Uashington, për të kryer hulumtimet. Kjo ndodhi në një kohë kur ishte ngushtuar gara mes zonjës Clinton dhe zoti Trump për presidencën, të cilën në fund e fitoi zoti Trump.

Në këmbim, “Fusion” punësoi Christopher Steele, një ish oficer britanik i zbulimit me lidhje me Byronë Federale të Hetimeve dhe komunitetin amerikan të zbulimit. Ai nxorri raporte ku pretendohej për një komplot të gjerë mes njerëzve të fushatës së zotit Trump dhe qeverisë ruse me qëllimin për ta ndihmuar atë të fitonte. Raportet përfshinin gjithashtu pretendime të paprovuara, për takimeve të zotit Trump me prostituta dhe marrëveshje biznesi në Rusi, në formë ryshfeti.

Sipas mediave, hulumtimi politik i “Fusion GPS” përpara se të futeshin në lojë njerëzit e fushatës së zonjës Clinton dhe Komitetit Kombëtar Demokratik, u pagua me një shumë që nuk është bërë publike nga një klient republikan, identiteti i të cilit nuk dihet. Ai ishte kundër Donald Trumpit përpara se ai të fitonte emërimin nga partia si kandidat presidencial.

Prej një kohe të gjatë zoti Trump ka pohuar se hetimet për lidhjet e njerëzve të fushatës së tij me Rusinë janë një "gjueti shtrigash" që po përdoren nga zyrtarët demokratë për të justifikuar humbjen e zonjës Clinton.

Por komuniteti amerikan i zbulimit muaj më parë arriti në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin drejtoi personalisht një përpjekje për të minuar zgjedhjet demokratike amerikane dhe për të ndihmuar zotin Trump që të fitonte. Zoti Trump ka hedhur poshtë pretendimet për ndonjë bashkëpunim të njerëzve të fushatës së tij me Rusinë.

Ndërsa u bë publik lajmi i pagesave të demokratëve për hulumtimin kundër zotit Trump, presidenti ripostoi në Twitter një përmbledhje të kanalit të tij të preferuar të lajmeve Fox News, ku shkruhej: "Fushata e zonjës Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat paguan për hulumtime që çuan në dosjen kundër Trumpit me lajme të rreme. Viktima këtu është Presidenti.

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, prej disa muajsh po heton lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me Moskën dhe nëse Presidenti pengoi drejtësinë kur shkarkoi nga detyra ish kreun e FBI-së James Comey, i cili në atë kohë po drejtonte hetimet e agjencisë lidhur me Rusinë.

Zoti Trump ka thënë se po mendonte për "çështjen e Rusisë", kur vendosi të shkarkonte zotin Comey.

XS
SM
MD
LG