Thaçi: Institucionet nuk mund të drejtohen nga persona që përdorin dhunën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se njerëzit që kanë përdorur dhunë për qëllime politike, nuk mund të jenë përfaqësues të institucioneve. Presidenti u bëri thirrje partive të gjejnë formulën që i jep vendit qeveri të qëndrueshme, funksionale e efektive.