Lidhje

Vrasja e klerikëve myslimanë në Nju Jork


Një grup veprimtarësh myslimanë kanë ofruar 10 mijë dollarë shpërblim në përpjekjet për të zbardhur vrasjen e një kleriku mysliman dhe bashkëpunëtorit të tij në Nju Jork. Imami Maulama Akonjee dhe Thara Uddin u qëlluan për vdekje të shtunën në Kuins, ndërsa po ecnin në rrugë pas lutjeve të drekës në xhaminë Al-Furqan Jame.

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islame tha se do ta zyrtarizojë sot njoftimin se ka ofruar 10 mijë dollarë shpërblim lidhur me zbardhjen e vrasjeve. Afaf Nasher është me Këshillin për Marrëdhënie Amerikano-Islame në Nju Jork.

“Nuk është e thënë të jesh mysliman apo besimtar, por një njeri me ndërgjegje. Imagjino sikur të kanë vrarë babanë pa asnjë arsye. Ndjesia duhet të jetë motivi që njerëzit të braktisin qetësinë, dhe këtë e them kryesisht për ata që kanë ndikim tek komuniteti e më gjerë. Të gjithë kemi përgjegjësi dhe nuk janë vetëm politikanët por të gjithë ata që kanë ndikim shoqëror. Kur qëndrojmë të heshtur, ne lejojmë që krimet të vazhdojnë të ndodhin.”

Policia ka publikuar një skicë të autorit të armatosur, një burrë me flokë dhe mjekër të zezë dhe me syze. Nuk ka të dhëna lidhur me motovin e vrasjeve. Pjestarët e komunitetit bangladeshas, të cilët i përkasin xhamisë në fjalë, duan që vrasja të trajtohet si një krim urrejtjeje.

XS
SM
MD
LG