Legjenda amerikane e notit Michael Phelps fitoi medaljen e 23-të olimpike të karrierës së tij dhe të pestën në garat e Rios. Këto mund të jenë olimpiket e fundit ku ai merr pjesë.
"Është e veçantë, sepse tani mund të filloj kapitullin e ardhshëm të jetës sime. Vërtet po tërhiqem nga sporti por ende nuk kam mbaruar punë me notin. Ky është vetëm fillimi i diçkaje të re," tha Phelps.
Phelps mori pjesë në segmentin e tretë të stafetës 4 x 100 metra duke arritur të kalojë Britaninë dhe duke i dhënë ekipit amerikan medaljen e artë.
Në segmentin e parë të stafetës në stilin shpinë, amerikani Ryan Murphy theu rekordin botëror.
Në stafetën e 400 metrave për femra, ekipi amerikan përsëri fitoi medaljen e artë. Kjo ishte medalja e 1000 e artë për SHBA në historinë e lojrave olimpike verore.