Arvizu mbi nacionalizmin
- Armand Mero
Në Tiranë ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu paralajmëroi sot se përdorimi I mesazheve nacionaliste për qëllime politike është një lojë e rrezikshme dhe se retorika e veprimet nacionaliste mund të destabilizojnë potencialisht Ballkanit dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje qeverisë që të jetë e qartë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët duke saktësuar se zgjedhjet nuk duhet të jenë justifikim për të dërguar mesazhe të përziera. Zoti Arvizu tha prerë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në Ballkan