Sulm në veri të Kosovës
- Beism Abazi
Në Kosovë, persona të panjohur për policinë, kanë plagosur mbrëmë me armë zjarri zëvendësshefin e Zyrës administrative të Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe. Policia tha se ende nuk dihet për autorët e sulmit ndaj zyrtarit që është pjesëtar i komunitetit serb. Incidenti u dënua nga shefja e kësaj zyreje Adriana Hoxhiç. E themeluar në pranverën e këtij viti, zyra nuk është parë me sy të mirë nga përfaqësues lokal të serbëve në veri, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës.