Debati mbi bisedimet me Serbinë
- Leonat Shehu
Në Kosovë, autoritetet thanë se bisedimet politike me Serbinë nuk do të zgjasnin shumë dhe ato do të duhet të përmbylleshin me një traktat paqeje ndërmjet të dy vendeve. Këto komente u bënë në kuadër të një debati rreth kësaj çështjeje, e cila gjatë kësaj jave pritet të marrë një shtytje të re me vizitën e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton e cila të mërkurën shkon në Prishtinë e shoqëruar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.