Protesta ne Prishtine
Në Kosovë, të paktën 17 veta u lënduan dhe 66 u ndaluan në polici pas përplasjeve që pasuan një protestë kundër privatizimit të rrjetit të energjisë elektrike. Lëvizja Vetëvendosje u hodh në protesta për të kundërshtuar shitjen e këtij rrjeti i cili nga sot i kalon në pronësi të plotë një kompanie turke me një çmim prej 26 milion eurosh. Kjo lëvizje kundërshton privatizimin e ndërmarrjeve në pronësi publike, duke vlerësuar se me këtë po dëmtohet ekonomia e Kosovës, ndërsa qeveria pohon se nëpërmjet privatizimit mund të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit.