"Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas"
Në Kosovë, disa qindra gra nga vende të ndryshme të botës po marrin pjesë në një takim treditësh me temën “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, i organizuar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Gjatë punimeve të këtij takimi që është mbështetur edhe nga qeveria amerikane, u tha se barazia gjinore është e domosdoshme dhe se asnjë vend nuk mund të përparojë pa përmbushur këtë kriter, që arrihet përmes fuqizimit të rolit të gruas.