Intervistë me Ambasadorin Dell
Lidhur me çështjen e mandatit të presidentes ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, i cili, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka bërë thirrje për respektimin e opinionit të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Dell tha mes të tjerash se Beogradi duhet t’i kthehet realitetit dhe të pranojë faktin se tashmë Kosova është një fqinj i pavarur.