Ditari- Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Ish ministri i Drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi dhe ish kryetari i komunës së Malishevës Isni Kilaj dolën sot para Gjykatës së Posaçme me seli në Hagë, lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ata deklaruan pafajësi për akuzat. Në Shqipëri , transparenca e burimeve të financimit në zgjedhje vazhdon të mbetet problematike. Ekspertë të fushës thonë për Zërin e Amerikës se forcimi i rolit të KQZ-së dhe rritja e transparencës për donacionet në fushata zgjedhore mund të ishin disa nga masat që do të pengonin burimet e paligjshme në financimin e zgjedhjeve. Fjala “polarizim” është zgjedhur nga redaktorët e fjalorit Merriam-Webster si fjala e vitit në 2024.
-
dhjetor 24, 2024
Ditari - Rrëzimi i Assadit, shpresë e ankth tek sirianët në Evropë
-
dhjetor 19, 2024
Ditari- Kosova ka rreth 1 milionë e 600 mijë banorë