Ditari - Debate rreth emërimeve të Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Vendimi i administratës së Presidentit Biden për t'i hequr kufizimet Ukrainës në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, u mirëprit nga aleatët perëndimorë të Kievit, ndërsa u ndesh me paralajmërime nga Moska. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson mbron emërimet e presidentit të zgjedhur, thotë se do të shkundin "status-quo-në”. Në Prishtinë u mbajt sot një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës u nënshkruan tre marrëveshje që lidhen më lëvizjen e lirë, energjinë dhe arsimin. Zyrtarët e dy vendeve u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit për përmbushjen e synimit të përbashkët për integrim evropian.
-
nëntor 16, 2024
Ditari - SHBA përgatit transferimin e pushtetit
-
nëntor 15, 2024
Ditari- Emërimet e drejtuesve të komunitetit të zbulimit