Sekretarët Klinton dhe Gejts lavdërojnë fushatën ajrore në Libi

  • Zëri Amerikës

Sekretarët Klinton dhe Gejts lavdërojnë fushatën ajrore në Libi

Anëtarët e administratës së presidentit Obama po mbrojnë përfshirjen amerikane në Libi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë vepruar për të ndalur një krizë humanitare dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë në Egjipt dhe Tunizi.

Sot Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates u paraqitën në disa programe të televizioneve amerikane për të mbrojtur vendimin e administratës për të udhëhequr koalicionin për zbatimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.

Kritikët dhe anëtarët e opozitës kanë thënë se Presidenti nuk duhej të merrte vendim pa u konsultuar me Kongresin. Por Sekretarja Klinton dhe Sekretari Gejts kanë theksuar se veprimet e koalicionit kanë ndaluar masakrimin e njerëzve që kundërshtojnë udhëheqësin libian Moamar Gadafi. Të dy udhëheqësit amerikanë kanë thënë se rritja e dhunës në Libi mund të kërcënojë revolucionet në Egjipt dhe Tunizi, të cilat kufizohen me Libinë.