Media e diasporës dhe zgjedhjet për Kongres

Mediat e grupeve imigrante në Shtetet e Bashkuara, në përgjithësi nuk u kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin. Por rezultati i betejës për kontrollin e Kongresit këtë vit, ose do ta bllokojë programin e Presidentit Donald Trump, ose do t’i çojë përpara politikat e tij. Kjo është arsyeja që komuniteti i imigrantëve mund të jetë më i interesuar se kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e Kongresit të këtij viti. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee njofton nga Los Anxhelesi:

"Duke pasur parasysh klimën e krijuar, të gjithë tregojnë interes, thotë Pamela Anchang, vendlindja e së cilës është Kameruni. Ajo drejton një emision të ri, “Impact” në radio për komunitetin e imigrantëve në Los Anxheles.

"Imigrantët e kanë kuptuar që zgjedhjet kanë pasoja”, thotë ajo.

Në të kaluarën, e përditshmja në gjuhën spanjolle “LaOpinion” në Los Anxheles, nuk i kishte kushtuar edhe aq vëmendje zgjedhjeve në mes të mandatit. Por këtë vit …

"Krejtësisht ndryshe dhe kjo falë një emri: Trump. Ishte si një tërmet, tërmet politik për të gjithë hispanikët”, thotë ai.

Faqen e internetit të mediave në spanjisht në Shtetet e Bashkuara janë plot me lajme për dëbime, ndalime e arrestime nga ana e agjentëve të imigracionit.

"Trump u shfaq si armiku i tyre që në fillim të fushatës, kur i quajti imigrantët meksikanë si kriminelë dhe përdhunues. Kjo shkaktoi një reagim të fortë kundër tij" - thotë zoti Lerner.

Qëndrimi i ashpër i zotit Trump ndaj imigracionit, i ka bërë edhe komunitetet e tjera të imigrantëve të tregojnë vëmendje, përfshirë atë të imigrantëve nga Afrika.

"Nëse flet për ndikimin në jetën e tyre, ata të ndjekin me vëmendje. Temat që kanë rëndësi për afrikanët, janë kujdesi shëndetësor dhe të kenë dokumenta. Kemi shumë afrikanë që nuk kanë dokumenta”, thotë zonja Anchang.

Megjithëse demokratët kanë gjasa ta marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanët kanë ende mundësi ta ruajnë shumicën.

"Ka shumë mundësi që këto zgjedhje kongresi të jenë një votëvesim për Presidentin Trump”, thotë Vincent Chang, i revistës Bota në gjuhën kineze.

Ai thotë se revista do të përqendrohet në çështje si reforma e taksave, ekonomia dhe sigurisht imigracioni.

Dhe si shumë media që u shërbejnë imigrantëve, gazetat në gjuhët spanjolle, kineze dhe vietnameze në Shtetet e Bashkuara do të përqendrohet edhe tek kandidatët lokalë dhe të shteteve që vijnë nga grupet e tyre etnike.

Dzung Do i së përditshmes “Nguoi Viet”, thotë se komuniteti i tij mund të ketë avantazh në zgjedhjet e Kongresit, kur në përgjithësi pjesëmarrja është e ulët.

"Historikisht kandidatët vietnamezë dalin mirë në zgjedhjet e mesit të mandatit, pasi votuesit amerikanë dalin më pak për të votuat se sa vietnamezët”, thotë ai.

Dhe mobilizimi i këtyre komuniteteve mund të ndryshojë balancën e pushtetit në nëntor.