17-vjeçarja e paralizuar ëndërron të bëhet psikologe

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

17-vjeçarja Xhesika Frroku është nxënëse e shkollës së mesme në bashkinë e Vaut të Dejës. Rreth një vit më parë, papritmas ajo e gjeti veten të paralizuar dhe në një karrocë me rrota. Por, kjo nuk e pengoi Xhesikan të vazhdonte shkollën, me ëndrrën për të vazhduar studimet universitare për psikologji, që një ditë të mbështesë njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët ndeshen me sfida të ngjashme si ajo vetë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, përgatiti kronikën.