Gratë votuese në zgjedhjet e së martës

Your browser doesn’t support HTML5

Gratë në zonat kyçe anembanë vendit dhanë të martën fitoren e kongresit për Partinë Demokrate, duke ndihmuar të ndryshonte balancën e pushtetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për dy vitet e ardhëshme të mandatit të presidencës Trump.

Shtetet e Bashkuara mund të ndahen përgjatë vijave politike dhe ideologjike, por sondazhet nga Associated Press tregojnë se femrat votuese u bashkuan rreth Partisë Demokrate në këto zgjedhje me një diferencë 55 përqind në 41 përqind.

Ndarja mes vijave partiake midis votuesve meshkuj ishte shumë më e ngushtë. Në një cikël zgjedhor afatmesëm të shpallur si "Viti i Gruas" për shkak të numrit rekord të kandidateve femra dhe lëvizjes së fuqishme #MeToo, gratë dhanë një vendim përgjithësisht të ashpër lidhur me dy vitet e para të presidentit Donald Trump në detyrë.

FILE - People participate in the Women's March on Washington, following the inauguration of President Donald Trump, in Washington, D.C., Jan. 21, 2017.

Zgjedhjet e para pas vitit 2016

Zgjedhjet e vitit 2018 shënuan herën e parë që votuesit shkuan në zgjedhje mbarëkombëtare, që kur republikani Donald Trump mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Marshimi i Grave, që solli miliona protestuese femra një ditë pas inaugurimit të presidentit Trump, gjithashtu nxiti të ashtuquajturit "Grupe të Pandashme" për një rezistencë anti-Trump, në mbarë vendin. Këto grupe mbështetën një valë të re të kandidateve femra.

Kur Kongresi i ri 116 të betohet në fillim të vitit të ardhshëm, një numër rekord prej 96 grash do të shërbejnë në Kongres, sipas parashikimeve më të fundit të zgjedhjeve. Ky numër është rritur nga 84 femra që aktualisht shërbejnë në Kongresin e 115-të.

Barazia gjinore ishte një çështje e rëndësishme për gratë në këto zgjedhje, sipas një ankete të vitit 2018 për "Gender Watch 2018", një projekt jopartiak që ndoqi dinamikën gjinore këtë sezon elektoral. Por çështje të tjera, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, imigracionin dhe gjendjen e ekonomisë, luajtën të gjitha një rol në vendimmarrjen e votuesve. Për më tepër, vetëm një e treta e të gjithë votuesve thanë se Donald Trump kishte temperamentin e duhur për të shërbyer si president, sipas sondazhit nga agjencia AP.

Central American migrants begin their morning trek as part of a thousands-strong caravan hoping to reach the U.S. border, as they face the Pico de Orizaba volcano upon departure from Cordoba, Mexico, Monday, Nov. 5, 2018.

Karvani i imigrantëve

Në ditët para zgjedhjeve, presidenti Trump tha se përqendrimi i tij tek karvanët e imigrantëve që lëvizin në veri drejt kufirit SHBA - Meksikë - dhe kërcënimet që këta imigrant paraqesin - do t’i nxisnin gratë të votonin për republikanët.

"Siguria kufitare është gjithashtu një çështje e grave," u tha presidenti Trump mbështetësve në një miting në Indiana të premten. "Gratë duan lagje të sigurta për familjet e tyre, shkolla të mira dhe kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre, ato duan që kriminelët të hidhen në burg ose të ikin nga vendi ynë".

Por kjo qasje nuk iu drejtua vetëm grave në distriktet me votues të pavendosur në të gjithë vendin. "Gratë votuese ishin të rëndësishme në këto zgjedhje," thotë Molly O'Rourke, profesore e komunikimit politik në Universitetin Amerikan. "Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të grave votuese. Kishte një hendek historik gjinor - hendeku gjinor në 23 pikë në votimin për në Kongres, dhe ky është më i madh se kurrë."

Molly O'Rourke vë në dukje se gratë favorizuan kandidatët demokratë në garën e kongresit me 19 pikë.

"Ishte me të vërtetë mbi supet e grave votuese të që demokratët morrën shtytjen për të marrë përsëri kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve," - thotë ajo

FILE - Virginia Congressman Dave Brat, R-Va., left, shakes hands with Democratic challenger Abigail Spanberger, right, after a debate at Germanna Community College in Culpeper, Virginia, Oct. 15, 2018.

Distrikt pas distrikti

Distrikt pas distrikti, Demokratët rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të martën për herë të parë në tetë vjet, me 221-196 vende, duke fituar 26 vende të mbajtura më parë nga republikanët. Në shumë prej këtyre garave, gratë nga zonat periferike luajtën një rol vendimtar në rezultat. Për shembull, në tre distrikte votimi – dy në Virxhinia, dhe një në Nju Xhersi - gratë dhanë fuqinë votuese ndaj vendeve të mbajtura nga republikanët.

Distrikti e Virxhinias, VA-07 - një ndarje rajonale midis zonave rurale dhe rrethinave të Richmond - u zhvendos nga 17 përqind në favor të demokratëve midis 2016 dhe 2018, duke i dhënë një fitore kandidates demokrate, Abigail Spanberger. Ish-oficerja e CIA-s mundi kongresmenin e Partisë së Çajit në detyrë Dave Brat përmes aktivizmit të grupeve lokale të grave liberale. "Gratë janë në zemrën time pa marrë parasysh se ku shkoj," tha Dave Brat për ato grupe femra liberale gjatë fushatës së tij.

Në distriktin VA-10, avokatja demokrate dhe senatore e shtetit, Jennifer Wexton, mundi republikanen Barbara Comstock 52 përqind me 42 përqind, në një zonë që kishte për Hillary Clintonit ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Sipas analistëve, zhvendosja e këtyre të ashtuquajturave "distrikte të ndara" midis mbështetjes presidenciale demokrate dhe një përfaqësuese republikane ishte një element kyç i strategjisë së demokratëve për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2018. Ish pilotja e marinës, Mikie Sherrill, fitoi në distriktin NJ-11 të Nju Xhersit ndaj republikanit Jay Webber, duke u dhënë demokratëve kontrollin e këtij distrikti për herë të parë në 36 vjet.

Shkalla e votuesve femra barazoi ose tejkaloi atë të meshkujve për dekada, sipas një studimi të Qendrës për Gratë dhe Politikat Amerikane. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të identifikohen si demokrate, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore "Pew".

Shumica e grave identifikohen si demokrate, ose me prirje demokrate në 56 përqind, ndërsa 37 përqind me republikanët ose anojnë drejt tyre. Pjesa e grave që identifikohen si demokrate, ose prirje demokrate, është rritur 4 përqind që nga viti 2015 dhe është në një nga pikat më të larta që nga viti 1992.

Në vitin 2014 - në zgjedhjet në mesin e mandatit presidencial – gratë demokrate fituan në votimet për në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe pse republikanët siguruan shumicë dërrmuese në Kongres.

Analistët paralajmërojnë kundër shikimit të grave si një bllok monolit për votim.

Democrat Jennifer Wexton speaks at her election night party after defeating Rep. Barbara Comstock, R-Va., Nov. 6, 2018, in Dulles, Virginia.

Arsimimi, raca, përkatësia etnike

"Ka një ndarje më të madhe në arsim. Pra, femra të arsimuara në kolegj, gra që banojnë në periferi të qyteteve të mëdha - atje ku kemi parë fitoret më të mëdha demokrate nëpër qytete të ndryshme, në Perëndim në Lindje", - thotë John Fortier, analist politik në Qendrën e Politikave Dypartiake. "Demokratët dalin mirë në votime në zonat periferike ku ka gra dhe burra të arsimuar, por sidomos gra".

Raca dhe përkatësia etnike gjithashtu sigurojnë ndarje të mëtejshme brenda grupeve të votuesve femra. Pesëdhjetë e dy përqind e grave të bardha votuan për Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, dhe studimet tregojnë se mbështetja e femrave për presidentin vazhdon, megjithëse gratë e bardha të arsimuara në kolegj a universitet zakonisht e kundërshtojnë presidentin Trump.

Rebecca Gill, profesore e shkencave politike në Universitetin e Nevadas, Las Vegas, thotë se gratë e racës së bardhë votuese janë më të vështira për t'u klasifikuar, sepse votat e tyre shpesh varen nga niveli i arsimimit dhe statusi martesor. "Gratë e bardha janë më të vështirë të parashikohen, dhe ka më shumë prej tyre, sesa partitë përpiqen të fitojnë", thotë analistja Gill dhe shton se "Demokratët mund të sigurojnë lehtas mbështjen e grave me ngjyrë”. "Për sa i përket grave të bardha”, thotë Rebecca Gill. "Ju mund të parashikoni se çfarë do të bëjnë në bazë të asaj se sa të arsimuara janë dhe nëse janë të martuara apo jo."

Ndërsa fokusi tani kthehet drejt kandidimit për ri-zgjedhje të presidentitTrump në vitin 2020, republikanët pranojnë se kanë një problem për të zgjidhur. Senatori republikan Lindsey Graham i tha Fox News të martën mbrëma pasi parashikimet treguan se republikanët kishin humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, se "Ne duhet t'i drejtohemi problemit të grave që banojnë në periferi, sepse për ne është vërtet problem".