Wikileaks propozohet për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2011

  • Zëri Amerikës

Wikileaks propozohet për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2011

Një ligjvënës norvegjez ka paraqitur kandidaturën e Wikilekas për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2011, me motivacionin se faqja e internetit që publikoi sekrete është një prej kontribuesve më të rëndësishëm për lirinë e fjalës në shekullin e 21-të.

Ligjvënësi Snorre Valen tha se duke mbuluar informacionet pr korrupsion, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, Wikileaks është një ‘ konkurrent i natyrshëm’ për çmimin e paqes.

Wikileaks, i themeluar nga australiani Zhyljen Asanzhe, ka publikuar qindra mijëra dokumenta të klasifikuara si sekret në faqen e tij në internet. Dokumentat përmbajnë mijëra kablograme sekrete amerikane, si dhe materiale konfidenciale mbi luftën në Irak e Afgansitan.

Pjestarë të parlamenit nga të gjitha vendet, shkencat politike dhe profesorë të ligjit, si dhe fitues të mëparshëm, të gjithë mund të paraqesin kandidaturat për çmimin Nobel të Paqes.

Asanzhe aktualisht është në liri me kusht në Britani, ndërsa ai po përpiqet të mos ekstradohet në Suedi ku do të merret në pyetje në lidhje me çështje të dyshuar si sjellje e pahijshme seksuale.