Votuesit në Islandë hodhën poshtë një plan për t’i ripaguar Britanisë së Madhe dhe Holandës 5 miljardë dollarët që shtetasit e tyre kanë humbur nga falimentimi i bankave islandeze.
Pas numrimit të shumicës së fletëvotimeve nga referendumi i ditës së djeshme, 59 përqind kanë votuar kundër këtij plani. Kryeministrja Johana Sigurdar-dottir i quajti zhgënjyese rezultate e referendumit. Ajo tha se votimi kundër këtij plani do të rezultojë në kaos politik dhe ekonomik. Edhe sekretari britanik i thesarit, Danny Alexander, ishte i zhgënjyer nga rezultati i referendumit. Ai tha se Britania respekton vullnetin e votuesve por ka shumë të ngjarë që kjo çështje të përfundojë në gjykatë. Autoritetet thonë se konsumatorët britanikë dhe holandezë kanë depozituar 5 miljardë dollarë në bankën e internetit, Icesave. Kur kjo bank falimentoi, Britania dhe Holanda kompensuan shtetasit e tyre për kursimet e humbura. Të dyja palët tani po kërkojnë kompensim nga Islanda.