Qiproja mënjanoi falimentimin duke rënë dakort për një marrëveshje që përfshin mbylljen e bankës së dytë më të madhe në vend dhe vendos humbje të mëdha mbi depozituesit e pasur. Parlamenti i Qipros e kundërshtoi javën e kaluar miratimin e paketës shpëtimi me kushte të tilla, por sot ajo u miratua duke e shpëtuar vendin mesdhetar nga falimentimi financiar.
“Jam i lumtur që ne arritëm atë që kishim patur gjithmonë si piksynim. Nuk ishte e mundur një paketë shpëtimi pa mbështetjen e të dy bankave vendase. Ne e arritëm këtë gjë. Natyrisht që humbëm kohë për të arritur këtu dhe situata në Qipro nuk është përmirësuar. Por ne kemi tani rezultatin që qeveria gjermane gjithmonë ka dashur.”
Kështu është shprehur ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble mbas arritjes së marrëveshjes për paketën e shpëtimit që shmangu falimentimin e Qipros.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel nga qytet i Langenfeldit sot ka komentuar arritjen e marrëveshjes. Ajo tha:
“Jam shumë e lumtur që u arrit marëveshja. Ne nuk duam që taksapaguesit të paguajnë për të shpëtuar bankat. Bankat duhet të shpëtojnë vetvehten. Kjo është ajo që ndodhi në rastin e Qipros”.
Marrëveshja u arrit mëngjesin e sotëm në Bruksel mes Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Marrëveshja përmban: mbylljen e Bankës Popullore Qipriote, banka e dytë më e madhe në vend dhe lëvizjen e depozitave të kësaj banke me vlerë nën 130 mijë dollarë në Bankën e Qipros, e cila është në pozita më të forta.
Ndërkohë llogaritë me më shumë se 130 mijë dollarë nuk janë të siguruara nga Bashkimi Europian dhe do të marrin mbi vete humbjet monetare, por nuk është përcaktuar ende se në çfarë përqindje.
Për arritjen e marrëveshjes, që nënkupton një kredi europiane për të shpëtuar vendin nga falimentimin, duhej që qeveria e Qipros të siguronte vetë deri 7.5 miliardë dollarë, ndërkohë që paketa shpëtimit e dhënë ngaa institucionet financiare për të është 13 miliardë dollarë.
Gjithashtu Qirpja do të duhet të marrë masa të tjera financiare për të përballur situatën e krijuar; ajo duhet të shkurtojë buxhetin e saj, të implementojë reforma financiar dhe të privatizojë asetet shtetërore .
Këto masa ka të ngjarë që të thellojnë recesionin në të cilin ndodhet vendi dhe të çojnë në humbje të mëtejshme të vendeve të punës.