Kosova dhe Serbia pritet që gjatë javës që vjen, të vazhdojnë me raundin e ri të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët. Diplomatët presin që gjatë muajve në vazhdim, të shtohen temat e diskutimeve dhe sipas vëzhguesve, veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe do të jetë me siguri pjesë e këtyre bisedimeve. Serbet ne veri kundërshtojne çdo përpjekje për vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës.