Modelja franceze Isabelle Caro, fotografitë nudo të së cilës për një fushatë kundër anoreksisë treguan një trup të dobësuar ku dukeshin qartë nga kockat, vdiq në moshën 28 vjeçare.
Miqtë e saj këtë javë konfirmuan se modelja vdiq më 17 nëntor. Shkaku i vdekjes nuk është ende i qartë.
Në kohën e marrjes së fotografive, Caro peshonte vetëm 32 kilogram me një gjatësi prej 1 presje 65 metrash.
Fushata e fotografive u ndalua nga kompanitë e reklamave në Itali dhe Francë.
Caro vuante nga anoreksia që nga mosha 13 vjeçare. Ajo pozoi për fushatën për të rritur ndërgjegjen e rrezikut nga çrregullimet e ngrënies.