Varrimi i guvernatorit të vrarë të Punjabit, nën masa të rrepta sigurie

  • Zeri Amerikës

Varrimi i guvernatorit të vrarë të Punjabit, nën masa të rrepta sigurie

Sot në Pakistan u zhvillua funerali i guvernatorit të provincës së Punjabit, i cili u vra dje nga njëri

Selman Tasir u varros dje me një funeral shtetëror që u mbajt në Shtëpinë e Guvernatorit. Policia patrulloi rrugët dhe objektet kryesore të qytetit ishin nën mbrotjen e forcave të rendit. Selman Tasirin e vranë të martën në Islambad.

I dyshuari për vrasjen pranoi se e kishte vrarë guvernatorin, për shkak të kundërshtimit të ligjit të debatueshëm të ligjit islamik të blasfemisë. Ministri i Brendshëm i Pakistanit Rehmen Malik tha se po zhvillohet një hetim, në se vrasësi ka vepruar i vetëm, apo ka qenë pjesëtar i një grupi.

Sot, një grup prej 500 studjuesish konservatorë fetarë bënë një deklaratë, ku vlerësohej vrasja e zotit Tasir dhe paralajmëronin se cilido që kundërshton ligjin e blasfemisë mund të pësojë fatin e Selman Tasirit.