Plagosen 7 ushtarë amerikanë në Afganistan

Një ushtar afgan ka hapur sot zjarr në drejtim të ushtarëve amerikanë në provincën Balk në Afganistanin verior. Siç njoftojnë zyrtarët amerikanë, sulmi la të plagosur shtatë ushtarë.

Një zëdhënës për Ministrinë Afgane të Mbrojtjes tha për Zërin e Amerikës se autori i sulmit u qëllua për vdekje pasi kreu aktin. Më parë një zyrtar lokal afgan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha për Zërin e Amerikës se sulmi u krye brenda një batalioni me forca speciale.

Sipas dëshmitarëve në zonë, helikopterë ushtarakë po patrullojnë në qiejt mbi provincën Balk.