SHBA, akuza ndaj juristes ruse me lidhje me Kremlinin

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka ngritur aktpadi ndaj një juristeje me lidhje me Kremlin, e cila ishte takuar me djalin e madh të Presidentit Donald Trump dhe pjesëtarë të tjerë të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Akuzat përfshijnë përpjekej për pengim të drejtësisë, në çështjen që evidenton lidhjet e saj me qeverinë ruse, megjithë mohimin e saj të vazhdueshëm.

Natalia Veselnitskaya, e cila mendohet se ndodhet në Rusi, akuzohet për bashkëpunim të fshehtë me një prokuror të qeverisë ruse, për hartimin e një deklarate të rreme gjatë përfaqësimin ligjor prej saj të një firme ruse, ndaj së cilës qeveria amerikane kishte ngritur akuza për pastrim parash.

Juristja 43-vjeçare ruse u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2017, kur u zbulua se kishte patur një takim sekret me djalin e Presidentit, Donald Trump Jr., dhëndërrin e tij Jared Kushner dhe me ish menaxherin e fushatës Paul Manafort, në Kullën Trump në qershor të vitit 2016.