SHBA: Shtohen kërkesat për mallra industriale

  • Zëri Amerikës

SHBA: Shtohen kërkesat për mallra industriale

Një raport i qeverisë amerikane thotë se kërkesat për mallra industriale u rrit ndjeshëm muajin e kaluar. Pjesa më e madhe e rritjes erdhi nga porositë për avionë komercialë.

Departamenti amerikan i Tregëtisë tha sot se kërkesat për mallra industriale u rritën 3 presje 3 përqind në shtator krahasuar me një muaj më parë – rritja më e madhe kjo që nga janari. Kërkesat në përgjithësi patën një rënie në gusht.

Një rritje e tillë në shtator erdhi nga kërkesa për avionë komercialë amerikanë, një peirje kjo që zakonisht luhatet.

Kërkesat për mallra industriale në tërësi, duke përjashtuar ato për avionë, ranë në shtator me 0,8 përqind, pas një rritje prej 1 presje 9 përqindësh në gusht. Një faktor i rëndësishëm i rënies për muajin e kaluar ishte pakësimi i ndjeshëm i kërkesave për pajisjet amerikane të komunikimit.