Demokratët siguruan fitore të rëndësishme në garën për në Senat, ndërsa republikanët ruajtën epërsinë në Dhomën e Përfaqësuesve
Ndërsa disa vende të Kongresit ndryshuan me votimet e djeshme, balanca e pushtetit mes Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve mbetet thuajse e njëjtë. Në Senat, demokratët siguruan të paktën një vend më tepër, ndërsa republikanët humbën një vend, që do të thotë se Senati në vitin 2013 do të ketë të paktën 51 demokratë, të paktën 44 republikanë dhe të paktën dy të pavarur. Tre vende ende nuk janë vendosur.
Demokratët siguruan fitore të rëndësishme në garën për në Senat. Në shtetin e Massachusetsit, kandidatja demokrate Elizabeth Warren mundi senatorin republikan Scott Brown. Demokratët po ashtu fituan shtetin e lëkundur të Virginias, ku ish-guvernatori demokrat Tim Kaine fitoi ndaj ish-guvernatorit republikan George Allen. Në Ohio, senatori demokrat Sherrod Brown mundi t’i rezistojë sfidës së republikanit Josh Mandel. Demokratët po ashtu siguruan një vend të ri në shtetin e Indianës, ku ligjvenësi Joe Donnelly mundi republikanin Richard Mourdock. Gara tërhoqi vëmendje të madhe kombëtare, pasi Mourdock bëri disa komente të debatueshme lidhur me përdhunimin dhe abortin. Një tjetër kandidat republikan, i cili bëri komente të debatueshme, kongresmeni Todd Akin, po ashtu humbi në Mizuri garën me kandidaten demokrate, senatoren Claire McCaskill.
Demokratët po ashtu ruajtën fitoren në Florida, ku kandidati Bill Nelson mundi republikanen Connie Mack, ndërsa në Maine, kandidati i pavrur Angus King fitoi vendin e lënë bosh nga senatorja republikane Olympia Snowe. Kur ende 31 nga të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë vendosur, sipas parashikimeve, pak ndryshime do të ketë në Kongres.
Aktualisht republikanët kanë 228 vende, ndërsa demokratët deri tani kanë siguruar 176 vende. Përfaqësuesi republikan i Ohios, John Boehner, mundet që ta ruajë postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.