Një gjykatës në Minneapolis dënoi të premten me 22 vjet e gjashtë muaj heqje lirie ish policin Derek Chauvin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e George Floydit.
Derek Chauvin u shpall fajtor me 20 prill për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë nga pakujdesia. Derek Chauvin është në burg që nga 20 prilli dhe përballet me akuza të ndara federale për të drejtat civile në lidhje me vdekjen e zotit Floyd.
Lexoni edhe këtë Prokurorët kërkojnë 30 vjet heqje lirie për ish policin Derek ChauvinAfrikano-amerikani George Floyd, u vra me 20 maj të vitit 2020, kur ish polici i bardhë Derek Chauvin, i mbajti gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta.
Akuza më e rëndë ndaj ish policit, vrasje e shkallës së dytë, mund të çojë një dënim deri në më së shumti 40 vjet heqje lirie.
Prokurorët kishin kërkuar 30 vjet, meqë ekspertët ligjor thanë se cdo dënim më i lartë mund të rrëzohej në Gjykatën e Apelit.
Gjykatësi, Peter Cahill, vendosi se kishte "rrethana rënduese" për vrasjen e Floydit, duke i dhënë atij diskrecion për të dënuar Chauvin me një afat më të gjatë se sa që është përcaktuar me udhëzimet e rregullta të shtetit. Në Minesota, 12 vjet e gjysmë është dënimi mesatar për një rast të ngjashëm si ai i ish oficerit Chauvin.
Vdekja e George Floydit, që u regjistrua me nje celular, frymëzoi protesta globale kundër racizmit institucional dhe praktikave policore, posaçërisht në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se dënimi “duket të jetë i duhuri”, por shtoi se nuk i dinte hollësitë.