Një tërmet me fuqi prej 7.1 shkallësh, tronditi pjesën më të madhe të Kalifornisë, duke plasaritur ndërtesat, duke shkaktuar zjarre e çarje rrugësh dhe duke lënë prapa edhe disa të lënduar, ndërsa sizmologët paralajmërojnë së dridhje të reja priten për disa ditë nëse jo edhe javë.
Tërmeti i së premtes mbrëma i paraprirë nga tërmeti prej 6.4 ballësh i së enjtes në shkretëtirën Mojave, ishte tërmeti më i madh që goditi Kaliforninë Jugore në 20 vjet, ndërsa u pasua nga një sërë dridhjesh të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë disa me më shume se 5 ballë.
Lucy Jones, sizmologe nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, tha se ka mundësi që të ketë dridhje të reja në zonë.
Tërmeti i së premtes e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra nga qyteti Ridgecrest, zonën e njëjtë ku goditi tërmeti i së enjtes.
Tërmeti i ndje deri në Sacramento në veri, deri në Las Vegas në Lindje dhe deri në Meksiko në jug.
Lexoni edhe këtë Kalifornia jugore goditet nga një tërmet 6.4 ballëshZona përreth Ridgecrestit, që po përpiqej të ripërtërihej nga tërmeti i mëparshëm, u godit sërish, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pati raportime për ndërtesa të dëmtuara.
Shefi i policisë në Ridgecrest, tha se pati “vetëm lëndime të lehta”.