Ushtria amerikane tha të mërkurën se vrau 13 militantë të al-Shababit gjatë një sulmi ajror në Somali.
Zyrtarët në rajonin e Jubas konfirmuan se sulmi kishte në shënjestër militantët në zonën rurale Beerhani, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Kismajos, në jug të Somalisë.
"Sulmi kishte në shënjestër militantët ndërsa ata po mobilizoheshin për një sulm kundër bazës sonë. Për fat të mirë, ushtria e një vendi miqësor i neutralizoi ata me një sulm me dron dhe vrau 13 prej tyre," i tha Zërit të Amerikës një komandant i ushtrisë somaleze në zonën ku nodhi sulmi. Komandanti ushtarak somalez nuk pranoi të zbulonte identitetin sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.
Komanda e ushtrisë amerikane në Afrikë tha se sulmi ishte kryer të dielën në mëngjes dhe u realizua në koordinim me qeverinë federale të Somalisë.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer rreth 30 sulme ndaj al-Shabab-it këtë vit. Muajin e kaluar, ushtria amerikane tha se vrau 100 militantë të al-Shababit, kur sulmoi me dronë një kamp trajnimi.