Paralajmërimet për nisjen e kërkimeve të naftës dhe gazit në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime të shumta te ambientalistët e Malit të Zi dhe të Ulqinit. Ata shprehin shqetësimin se kërkimet e tilla janë tejet të rrezikshmedhe me pasoja katastrofale për turizmin e Ulqinit dhe për mirëqenien e qytetarëve. Shoqatat më të njohura ambientaliste të Malit të Zi kanë paralajmëruar organizimin e protestave kundër kërkimeve në bregdetin e Ulqinit.
Your browser doesn’t support HTML5