Ulqin, konferenca "Ta ruajmë harmoninë fetare"

  • Ali Salaj

Your browser doesn’t support HTML5

Ulqin, konferencë për harmoninë fetare

Në Ulqin, këto ditë u mbajt konferenca me temën “Ta ruajmë harmoninë fetare”, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare nga vendi dhe rajoni. Në konferencë u vlerësua harmonia ndërfetare tek shqiptarët në Mal të Zi, ku u cilësua si një model i veçantë në rajon. Ligjëruesit vunë në dukje se ky model i tolerancës është treguesi më i mirë i qytetërimit dhe humanizmit si dhe paraqet një vlerë të jashtëzakonshme për kohërat e sotme.