Ukraina, Rusia dhe Bashkimi Evropian

Të paktën nëntë vetë humbën jetën sot në Ukrainë, kur policia dhe protestuesit u përleshën pranë ndërtesës së Parlamentit në Kiev. Zyrtarët e policisë në kryeqytetin ukrainas u cituan të thonë se shtatë civilë kishin gjetur vdekjen nga dhuna, disa prej të cilëve nga plagë të marra nga armë zjarri. Po ashtu dy policë vdiqën mesa duket po nga armë zjarri. Luftimet shpërthyen ndërsa policia po përpiqej të bllokonte marshimin e demonstruesve drejt ndërtesës së parlamentit.
Ndërkohë, Rusia thotë se do të ndihmojë ekonominë e Ukrainës me dy miliardë dollarë të tjera, një veprim që shihet si një përpjekje për forcuar pozitën e Presidentit ukrainas në vështirësi, Viktor Janukoviç.


Ndërkohë, Rusia thotë se do të ndihmojë ekonominë e Ukrainës me dy miliardë dollarë të tjera, një veprim që shihet si një përpjekje për forcuar pozitën e Presidentit ukrainas në vështirësi, Viktor Janukoviç.

Zyrtarët thonë se këtë javë Moska pritet të blejë bono thesari të Ukrainës me vlerën e 2 miliardë dollarëve. Vitin e kaluar Moska bleu bono thesari të qeverisë ukrainase me vlerën e 3 miliardë dollarëve. Këto para janë pjesë e një kredie prej 15 miliardë dollarësh që Rusia i ka premtuar Ukrainës.

Presidenti Janukoviç po përballet me protesta masive të opozitës, të shkaktuara nga vendimi i tij në nëntor për të hequr dorë nga një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, një nga figurat kryesore në bllokun 28-anëtarësh të Bashkimit Evropian, u takua dje me dy udhëheqës të opozitës ukrainase, boksierin e kthyer në politikan Vitali Klitschko dhe Arseni Yatsenyuk-un.

"Jam shumë i kënaqur me drejtimin që kanë marrë diskutimet dhe si rezultat, kam shpresë se kjo do të thotë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën në zgjidhjen e problemeve politike. Të gjitha palët janë të interesuara për këtë, ato do të donin që Ukraina të jetë një vend i qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht”, - thotë zoti Klishko.


"Duhet të luftojmë duke përdorur mjete të ndryshme, ku përfshihet edhe kompromisi. I bëmë një ofertë presidentit Yanukovych, por ai u soll si gjithmonë. Ai do të fitojë kohë, që të na zvarrisë drejt negociatave pambarim dhe të na mashtrojë. Ne kërkojmë një politikë transparente, pro-evropiane. Duhet ta shpëtojmë vendin tonë, për të shmangur gjakderdhjen, për t’i dhënë fund krizave politike dhe ekonomike dhe që në vendin tonë të respektohet dinjiteti i çdo qenieje njerëzore. Është në dorën e Presidentit që ta pranojë, ose jo këtë komproimis.”- thotë zoti Jasenjuk.

Vitaly Klitschko, në në një artikull që kishte shkruar para takimit në gazetën gjermane Bild, thonte se opozita po kërkon mbështetjen e Bashkimit Evropian për sanksionet kundër qeverisë së zotit Yanukovych, si dhe ndihmën e BE-së për të pakësuar pushtetin e presidentit ukrainas.

Një zëdhënës i zonjës Merkel më vonë u citua nga gazeta Deutsche Welle, të ketë thënë se kancelarja shprehu keqardhje për shqetësimet legjitime të popullit ukrainas. Por ai shtoi se zonja Merkel nuk ishte dakort me thirrjet për vendosjen këtë herë të sanksioneve. Bashkimi Evropian dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se janë duke punuar me FMN-në për hollësitë e një pakete ndihmash, për të cilën analistët thonë se është në konkurencë, ose shumë e madhe krahasuar me paktën ruse të shpëtimit. Por deri tani, nuk janë bërë publike oferta konkrete të kësaj ndihme.