Prokurorët në Ukrainë ngritën zyrtarisht akuza kundër udhëheqëses së opozitës Yulia Tymoshenko për shpërdorim fondesh shtetërore gjatë kohës kur ishte kryeministre e vendit në vitet 2007-2010.
Prokurorët kishin konfimuar javën e kaluar se ata po kryenin hetime rreth zonjës Tymoshenko mbi dyshimet për keqpërdorim të rreth 290 milionë dollarëve. Ajo menjëherë i hodhi poshtë akuzat dhe i akuzoi autoritetet, siç u shpreh, për “terrorizim sistematik” të opozitës.
Prokurorët pohojnë se zonja Tymoshenko ka keqpërdor fondet e siguruara në kuadër të Traktati të Kyotos mbi klimën.
Zonja Tymoshenko ka thënë se ajo i ka përdorur këto fonde për të paguar pensionet gjatë krizës financiare globale në vitet 2008-2009, e cila dëmtoi rëndë ekonominë e Ukrainës.
Në fillimi të vitit ish kryeministrja pro-përëndimore humbi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të vogël ndaj rivalit të saj pro-rus. Pas disa muajsh, qeveria e presidentit Viktor Yanukovich kërkoi fillimin e hetimeve kundër saj.