Ministri britanik i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, dha dorëheqje pas publikimit të pretendimeve për "sjellje të pahijshme".

Ministri Fallon shkroi ne letrën e dorëheqjes dërguar kryeministres, Theresa May, si "sjelljet e mëhershme ... mund të kenë rënë më poshtë standardeve të kërkuara nga Forcat e Armatosura".

Kryeministrja May e pranoi dorëheqjen të mërkurën duke thënë se e vlerëson "mënyrën serioze" me të cilën zoti Fallon e kishte shqyrtuat pozicionin e tij.

Ngacmimet seksuale dhe pretendimet për sulme që u ngritën kundër producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, kanë inkurajuar gratë në disa vende që të flasin për përvojat e tyre.

Në Britani, kjo ka bërë që të shtohet numri i raporteve për ngacmime seksuale dhe abuzime në politikë. Kryeministrja May, ka thirrur një takim të udhëheqësve të partive për të diskutuar trajtimin e kësaj çështjeje.

Ministri Fallon kërkoi falje këtë javë që i kishte vënë dorën në gju gazetares Julia Hartley-Brewer, në vitin 2002, por ai nuk është hetuar për këtë incident.

Gazetarja Hartley-Brewer tha se ishte "tepër e tronditur" nga dorëheqja e ministrit Fallon dhe nuk mendon se vendimi i tij bazohej vetëm në incidentin e vitit 2002.

"Supozoj se do të dalin dyshime të tjera" tha ajo në Sky News. "Dyshoj shumë që kjo ka të bëjë me gjurin tim".