Uashingtoni përsërit thirrjet për juanin

Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew i kërkoi Kinës të lejojë forcat e tregut të luajnë një rol më të madh në përcaktimin e vlerës së juanit.

Zoti Lew i bëri këto komente sot në Pekin, në prag të takimeve me kryeministrin Li Keqiang dhe zëvendëskryeministrin Wang Yang.

Pekini tha në mars se do ta lejonte vlerën e juanit të luhatej më tepër kundrejt dollarit.

Washingtoni e mirëpriti këtë veprim, por Departamenti i Thesarit tha kohët e fundit se monedha kineze mbetet shumë nën vlerë.

Një juan më i dobët i bën mallrat kineze më të lira për amerikanët dhe i bën mallrat amerikane më të kushtueshme për kinezët, duke i dhënë avantazh eksporteve kineze.

Zoti Lew po ashtu i bëri thirrje Kinës t’i hapë më tepër tregjet për investitorët, duke thënë se SHBA duan një marrëdhënie tregtare më të hapur dhe më të balancuar.