Uashington: Historia 25 vjeçare e një dyqani të vogël çokollatash

  • June Soh

Uashington: Historia 25 vjeçare e një dyqani të vogël çokollatash

Çokollatat më të mira nga e gjithë bota është ajo që Frances dhe Ginger Park kishin në mend kur e hapën për herë të parë këtë dyqan në kryeqytet para 28 vjetësh. Frances thotë:

“U rritëm duke provuar disa nga çokollatat më të mira pasi babai ynë punonte me Bankën Botërore dhe na sillte gjithmonë çokollata evropiane nga udhëtimet që bënte”.

Kur i ati vdiq në mesin e viteve 50, motrat u afruan më shumë me njëra tjetrën dhe vendosën të hynë në biznes së bashku.

“Nuk e dinim se çfarë po bënim kështu që vitin e parë besoj kemi ngrënë më shumë çokollata vetë sesa kemi shitur. Por ajo që mësuam është se krijuam një familje me klientët tanë”. - kujton Frances

Familja u shtua dhe përfshin klientë të një kohe të gjatë si Beth Smith. Ajo thotë:

“Kam ardhur këtu për ndoshta 20 vjet. Ajo mban mend ditëlindjen e vajzës sime. Ajo i mban mend të gjitha dhe ndjehem si në familjen time këtu”.

Shitjet u rritën gjatë dekadave dhe sot, ky dyqan i vogël ka katër anëtarë ... përfshirë bashkëshortin e Gingerin dhe një manaxher.

“Është sukses i madh. Ndoshta jo në nivelin e Donald Trumpit, por për ne është sukses i madh. Ne donim të ndërtonim një jetë rreth biznesit tonë dhe e kemi arritur”. - thotë Gingerin

Motrat Park donin të përmbushnin edhe anën e tyre letrare. Ato kanë shkruar së bashku tetë libra për fëmijë dhe të rritur. Libri i tyre i parë, My Freedom Trip bazohet në largimin e nënës së tyre nga Korea e Veriut kur ajo ishte adoleshente. Francin thotë:

“Donim ta shkruanim librin në shenjë respekti për nënën tonë dhe nënën e saj dhe ndoshta për t’u dhënë fëmijëve një ide të çmimit që të tjerët paguajnë për të patur liri”.

Motrat Park publikuan gjithashtu një përmbledhje kujtimesh që jep një kronologji të përpjekjeve të tyre gjatë 25 vjetëve në biznesin e çokollatave.


“Janë uljet dhe ngritjet e dy motrave që kanë qënë gjithmonë shumë pranë, që kanë kaluar nëpër vitet e rinisë deri në vitet e pjekurisë po përsëri me buzën në gaz”. thotë Francin, ndërsa Ginger shton: "Të gjithë që vijnë në dyqanin tonë na thonë – keni jetë të shkëlqyer dhe ne ju themi vërtet ashtu është. Jemi të rrethuar me libra dhe çokollata”.

Për motrat Park, dyqani i vogël është i mbushur jo vetëm me çokollata për edhe me kujtimet e tyre.