Agjensia e OKB-së për emigracionin njoftoi se të paktën 62 veta u vranë, ndër ta disa fëmijë, kur një varkë që transportonte mbi 150 emigrantë u përmbys në Oqeanin Atlantik, pranë Mauritanisë.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin tha se 83 të mbijetuarit arritën të notojnë drejt bregdetit pasi varka e tyre goditi një shkëmb dhe u përmbys në ujërat e trazuara.
Të paktën 10 nga të mbijetuarit u shtruan në spital dhe të tjerët po marrin ndihmën e autoriteteve.
Ministria e brendshme e Mauritanisë tha në një deklaratë se “ishin shumica emigrantë të paligjshëm nga Gambia që përpiqeshin të arrinin Spanjën”.
Ata kishin dalë në det që më 27 nëntor. Kalimi detar nga Afrika Perëndimore drejt Evropës ishte dikur një nga trajektoret kryesore për emigrantë që kërkonin punë dhe jetë më të mirë.
Ky është incidenti me viktimat më të shumta që kur vendet evropiane shtuan patrullimet detare në Deti Mesdhe.