Dyshime për të ardhmen e Tunizisë

Vrasja e politikanit të opozitës Chokri Belaid, ka thelluar tensionet në Tunizi dhe përçarjet e mprehta politike dhe fetare. Siç njofton nga Tunizi korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant, ky vend Afrikano-Verior që dikur shihej si model për demokracinë arabe po has vështirësi për të ecur përpara.

Një politikan i vrarë, pasuar nga një valë zemërimi dhe trishtimi. Mijëra tunizianë morën pjesë në funeralin e politikanit të opozitës Chokri Belaid. Shumë fajësuan partinë Islamiste Ennahda për vdekjen e tij. Mourad Habaid mori pjesë me një flamur tunizian mbi shpatulla.

"Habaid tha se shumë tunizianë mendojnë se revolucioni i tyre në vitin 2011 ka marrë
Profesori i Universitit të Tunizit Hamadi Redissi thotë se njerëzit janë të pakënaqur me Ennahdan për shumë arsye. Partia që dikur ishte shumë popullore, nuk ka dhënë

"Njerëzit kanë humbur besimin tek Ennahda, e cila ka humbur vlerat morale. Ennahda nuk e përmirësoi gjendjen ekonomike, nuk i realizoi premtimet. Prandaj politikisht Ennahda është shumë e dobët sot".

Shërbimet publike bazë janë keqësuar. Pasiguria ka arritur kulmin, përfshirë sulmet nga islamistët radikalë kundër politikanëve laikë dhe artistëve. Dy vjet pasi u bashkuan që të rrëzonin diktaturën, tunizianët janë të ndarë për rrugën që duhet të ndjekë vendi. Disa, si shoferi i taksisë Fuad Kedimi kanë nostalgji për të kaluarën.

"Kedimi thotë se njerëzit kishin një jetë të mirë nën regjimin e mëparshëm. Kishte siguri dhe turizmi ishte i zhvilluar, kishte punë. Jetohej mirë".

Ennahda dhe mbështësit e saj thonë se po fajësohen pa të drejtë për vdekjen ë Belaidit dhe për problemet e Tunizisë pas revolucionit. Disa thonë se forcat e huaja duan të shkatërrojnë revolucionin e Tunizisë. Mësuesi i anglishtes Fatah Ousleti, që mori pjesë në një tubim në mbështetje të Ennahda-s në Tuniz, e mbron partinë.

"Ne mendojmë se Ennahda është një forcë positive, punoi shumë dhe ka kaluar vështirësi gjatë gjithë egzistencës së saj. Anëtarët e saj u burgosën, mërguan, iu mohuan të drejtat. Dhe tani ata janë në pushtet. Është një shenjë mirënjohjeje ndaj tyre dhe luftës së tyre kundër tiranisë dhe diktaturës”.

Përçarjet mes tunizianëve janë të pasqyruara edhe në qeveri. Kryeministri Hamadi Jebali kërcënon me dorëheqje nëse një kabinet i ri, jopartiak nuk emërohet për të zbutur tensionet. Partia e tij Ennahda e ka hedhur poshtë këtë propozim.

Meherzia Labidi, zëvendëskryetarja e Asamblesë Kombëtare të partisë Ennahda thotë se qeveria e koalicionit duhet të arrijë një kompromis. Ajo e pranon se tensionet e vendit janë shqetësuese.

"Tunizia është e përçarë por jo vetëm nga feja. Mendoj se ne kemi dy ekstreme. Kemi ekstremistë mes laikëve që duan që Tunizia të mos jetë fare fetare, që janë pakicë. Po ashtu ka një grup të vogël besimtarësh që duan që Tunizia të jetë vetëm myslimane, megjithatë dua të them se pjesa më e madhe e tunizianëve janë diku në mes”.

Zonja Labidi thotë se pikërisht në mes tunizianët mund të gjejnë një emërues të përbashkët. Por tani për tani, Tunizia duket se është e përçarë dhe e pasigurt për hapat e mëtejshëm pas vdekjes së Belaidit.