Plani i Presidentit për të siguruar fonde për murin ndesh në kundërshtime

People gather to protest U.S. President Donald Trump's declaration of a national emergency to build a border wall, at Trump International Hotel & Tower in New York, Feb. 15, 2019.

Vendimi i Presidentit Donald Trump për të deklaruar gjendjen e emergjencës kombëtare, lidhur me sigurinë në kufirin në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, ka krijuar konfuzion dhe shqetësime tek bazat ushatarake në mbarë vendin, të cilat mund të përballen me shkurtime të papritura të fondeve për projektet madhore të ndërtimit dhe programet që lidhen me operacionet e drogës.

Me pak fjalë, Shtëpia e Bardhë po planifikon të përdorë autoritetin që ka Presidenti në rastet e emregjencave kombëtare, për të marrë 6,1 miliardë dollarë nga buxheti i Pentagonit, për t'i përdorur për financimin e më tepër se 320 kilometrave të murit; Presidenti ka premtuar ta ndërtojë murin në kufirin jugor, për të penguar hyrjen në vend të imigrantëve të paligjshëm dhe të drogave. Paratë për murin do të merreshin nga buxheti për ndërtimet ushtarake (3,6 miliardë dollarë) dhe nga një fond i Departamentit të Mbrojtjes për operacionet anti-drogë(2,5 miliardë dollarë).

Sidomos buxheti për ndërtime ushtarake është një objektiv joshës për administratën, por prekja e këtyre fondeve është një lëvizje e rreikshme politike. Ndryshe nga fodet që miratohen nga Kongresi, të cilat duhen shpenzuar brenda vtit që ato autorizohen, fondet për ndërtime ushtarake mund të shpenzohen brenda një periudhe 5-vjeçare. Kjo do të thotë se në llogarinë e Pentagonit ka miliarda dollarë, të cilat nuk janë shpenzuar zyrtarisht.

“Çdo dollar i këtij fondi ka një objektiv të caktuar, për ndërtimin e një projekti të veçantë. Për çdo dollar që i merret asaj llogarie dhe çohet në llogarinë e murit, e ka një "viktimë", - tha Stephen Ellis, Nënpresident i Komisionit Mbikqyrës Qeveritar "Taxpayers for Common Sense".

FILE - Construction workers check a new section of bollard wall in Santa Teresa, N.M., as seen from the Mexican side of the border in San Jeronimo, on the outskirts of Ciudad Juarez, Mexico,

Pasojat konkrete të rilokimit të fondeve

Përdorimi i këtyre fondeve për synime të tjera do të ketë pasoja tek komunitetet në mbarë vendin, që vareshin tek këto fonde. Të gjitha këto komunitete kanë ligjvënësit e tyre të zgjedhur në Kongres, të cilët ndjekin me kujdes shpenzimet federale në distriktet e tyre; shumë prej tyre krenohen që u sigurojnë projekte të tilla elektoratit të tyre.

Në Kentaki, për shembull, ishin caktuar më tepër se 140 milionë dollarë për vitin fiskal 2019, sipas dokumenteve buxhetore të Departamentit të Mbrojtjes. Ky fond përfshin një projekt prej 62 milionë dollarësh për financimin e një shkolle të re tetëvjeçare për fëmijët e ushtarakëve në Fort Campbell.

Në një intervistë që dha për televizionin MSNBC, ligjvënësi demokrat i Kentakit John Yarmuth, që kryeson Komisionin Buxhetor të Kongresit, e kritikoi propozimin e Presidentit.

“Janë familjet e ushtarakëve tanë, pikërisht fëmijët e atyre ushtarëve të cilët ndoshta tani ndodhen në kufi për të zbatuar stretegjinë zhgënjyese të Donald Trumpit," - tha zoti Yarmuth.

Në Ohajo, ku mes të tjerash, pritej fillimi i ndërtimit të një kompleksi të ri zbulimi tek baza e forcave ajrore Wright-Patterson dhe një qendër e re për qitje në Kampin e Rojes Kombëtare të Ushtrisë në Ravena, fati i këtyre projekteve është në pikëpyetje.

Ligjvënësi republikan i Ohajos Mike Turner, i cili përmes një deklarate pati thënë se ai në përgjithësi e mbështet strategjinë e Presidentit për sigurinë kombëtare, megjithatë shtoi: "Unë kam bindjen se sigurimi i kufijve nuk duhet bërë në kurriz të projekteve të ndërtimit, që më parë financoheshin nga ushtria."

Në Teksas, prej nga është ligjvënësi republikan Mack Thornberry, anëtar i Komisionit të Kongresit për Forcat e Armatosura, është vënë papritur në pikëpyetje një fond prej më tepër se 250 milionë dollarësh, që ishin caktuar për projekte ndërtimi të ushtrisë, si kampe stërvitore për këmbësorinë dhe objekte mjekësore.

Edhe ligjvënësi Thornberry tha përmes një deklarate, se ai në përgjithësi i mbështet synimet e Presidentit për sigurinë kufitare, por sikurse shumë anëtarë të tjerë të Kongresit, ai nuk mbështet marrjen e fondeve nga ushtria. "Një veprim i tillë", - tha ai - " do të shkuronte fondet për një prej arritjeve tona më të rëndësishme të viteve të fundit, fillimin e riparimit dhe rindërtimit të ushtrisë."

Procesi i caktimit të fondeve

Për shkak të rregullave që drejtojnë procesin e caktimit të fondeve, paratë e miratuara të jepen përmes një procesi kontratash federale, nuk mund të tërhiqen nga adminsitrata, pra kontratat e nisura para deklarimit të gjendjes së emergjencës nuk do të preken.

Konfuzioni i krijuar për ndikimin që do të ketë vendimi i Presidentit tek objektet ushtarake, u keqësua për shkak të sinjaleve konfuzuese nga administrata.

President Donald Trump speaks during an event in the Rose Garden at the White House to declare a national emergency in order to build a wall along the southern border, Feb. 15, 2019, in Washington.

Në konferencën e shtypit ku njoftoi planin e tij nga Kopështi i Trëndalifilave i Shtëpisë së Bardhë, zoti Trump la të kuptohet se kishte përcaktuar disa programe të cilat nuk do të financohen më. Ai tha se kishte biseduar me "disa gjeneralë", pa përmendur emra konkretë, të cilët i kishin thënë se siguria kufitare është më e rëndësishme se projektet e tjera për të cilat janë caktuar fondet.

Vetë Presidenti dukej se ishte në dijeni të programeve që mund të shkurtohen, duke shtuar se "ato nuk i dukeshin shumë të rëndësishme".

Megjithatë, një ditë pas njoftimit të vendimit të Presidentit, Sekretari i Mbrotjes në detyrë Patrick Shanahan, i tha Agjencisë Reuters se do të takohaj me shefat ushtarakë për të identifikuar projektet që do të humbnin financimet, me qëllim që të realizohen planet e administratës. Por deri në 20 shkurt, anëtarët e Komisionit të Kongresit për Forcat e Armatosura, nuk ishin ende në dijeni se cilat programe do të shkurtoheshin, në mënyrë që fondet të përdoreshin për murin kufitar.

Vendimi i zotit Trump për të deklaruar emergjencën kombëtare, ka provokuar reagime nga më të ndryshmet në mesin e anëtarëve të Kongresit.

Një numër i madh republikanësh, në mesin e tyre figura me potencë në Senat, si udhëheqësi i Shumicës Mitch McConnell, ligjvënës i Kentakit dhe Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit, senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham, kanë shprehur mbështetje për vendimin e Presidentit, duke thënë se janë dakord se situata në kufi përbën një krizë.

Senator Marco Rubio questions witnesses before the Senate Intelligence Committee hearing about "worldwide threats" on Capitol Hill in Washington, Jan. 29, 2019.

Metoda e financimit, problem

Edhe në mesin e republikanëve, të cilët zakonisht mbështesin zotin Trump në këmbënguljen e tij se muri është i nevojshëm në kufirin jugperëndimor, metoda e tij e financimit përbën problem.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep Kongresit aftësinë që të autorizojë shpenzimet federale dhe për më tepër se dy vjet, Kongresi në mënyrë të veçantë, ka refuzuar t'i japë Presidentit fonde për murin kufitar. Një numër ligjvënësish republikanë nuk janë të lumtur me atë që shohin, si një përpjekje për të t'i dhënë fund funksionimit të degës legjislative.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në miratimin e përdorimit të gjerë të urdhërit ekzekutiv", - tha Senatori republikan i Floridës Marco Rubio në një intervistë që dha në televizionin CNBC. “Në se sot siguria kufitare është emergjencë kombëtare, nesër mund të jetë i tillë ndryshimi i klimës", - tha zoti Rubio.

Nga ana tjetër, demokratët, thuajse në mënyrë unanime, e kanë kundërshtuar kërkesën e Presidentit për ndërtimin e murit kufitar dhe janë edhe më të bashkuar në kundërshtimin e tyre për përdorimin e autoritetit të gjendjes së emergjencës për financimin e murit.

Ligjvënësi demokrat i Teksasit Joaquin Castro tha se kishte siguruar 78 përkrahës për një Rezolutë të Përbashkët të propozuar, për t'i dhënë fund deklarimit të emergjencës kombëtare nga Presidenti. Në se demokratët janë të aftë ta miratojnë rezolutën në Kongres, kjo do ta detyronte edhe Senatin e kontrolluar nga republikanët, që ta mbështesnin ligjin.

Kjo të paktën, kishte për t'i detyruar shumë senatorë republikanë, që të shpreheshin zyrtarisht si mbështetës, ose kundër veprimeve të zotit Trump.

U.S. Sen. Susan Collins, R-Maine, addresses reporters after a ribbon-cutting at a U.S. Coast Guard regional command center, Feb. 20, 2019, in South Portland, Maine. Collins said that she would vote for a congressional resolution disapproving of President Donald Trump's emergency declaration to build a wall on the southern border.

Në se rezoluta do të miratohej në Senat, diçka jo e pamundur, duke patur parasysh numrin e ligjvënësve republikanë që kanë thënë se janë kundër deklarimit të gjendjes së emergjencës, Presidenti Trump përsëri do të kishte aftësinë për t'i vënë veton.

Në shkrimin e këtij raporti ka kontribuar korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson.